Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.10.2021 kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt ishte një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe këtë rast ishte duke e hetuar Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj .
Ndërsa sot, me datën 08.12.2021 rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.A 51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M 31 vjeçar dhe K.M 22 vjeçar, që të dy shtetas kosovar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.