lojra fati e15276206065551 560x416 - Ferizaj arrestohet pasi inskenoi grabitjen me armë në kazinon ku punonte

Policia në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin B.B me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim përfitimi, kishte inskenuar një rast të grabitjes me armë.

“I dyshuari B.B. sot, më 28.08.2018 rreth orës 05:30 minuta kishte njoftuar policinë se në kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar kishin hyrë dy persona të armatosur me armë dhe nën kërcënim kishin marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 490 euro dhe të njejtit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë, njofton Klan Kosova.

Sipas Policisë, hetimet rreth këtij rasti kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes nga i dyshuari i cili ka pranuar se të hollat e deklaruara si të grabitura ia ka dhënë një personi të cilit i kishte patur një borxh.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.