w 50 560x416 - Ferizaj: Djali e kërcënon me jetë babanë e tij për shkak të një prone

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës për shkak se dyshohet se e ka kërcënuar me jetë babanë e tij në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dyshohet se arsyeja e kanosjes ka qenë një mosmarrëveshje që babë e bir kanë pasur rreth një prone.

Policia njofton se i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 14.10.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth pronës e kishte kanosur të atin e tij, viktimën mashkull/kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.