eduktimet në orët e apostrofuara më poshtë në njoftimin e KOSTT-it mund të jenë edhe gjatë orëve tjera nëse kërkesa për energji elektrike është më e lartë, por mund të jetë edhe më e zbutur.

KEDS thotë se këto njoftime do të bëhen në vazhhdimësi në ëeb sajtin e KEDS-it, www.keds-energy.com.

Ndalesat parashihet të jenë dyorëshe.

Për detaje shihni njoftimin edhe të KOSTT-të:

Punime në kuadër të projektit Rehabilitimi i transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 10 Qershor 2019 (E Hëne), nga ora 11:00 deri me datën 17 Qershor 2019 (E Hëne) në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik 110/35kV, T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për rehabilitimin e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë, ndërsa transformatorët energjetik T2 (110/35 kV ) dhe T3 ( 110/10 kV ) do të jenë në operim.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion nga ora 09:00 deri në orën 14:00 si dhe nga ora 20:00 deri në orën 23:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MË)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.