rsz 13ferizaj 660x3301 560x330 - Ferizaj ka bërë të gjitha përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve

Paraditen e së premtes, ekzekutivi komunal në Ferizaj mbajti mbledhjen e rregullt javore të Kryetarit të Komunës dhe drejtorëve të drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje u diskutuan shumë pika me rëndësi për administrimin me sfidat dhe synimet e pushtetit lokal për projekte të ndryshme në interes qytetar.
Me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës.
Ekzekutivi komunal është në përfundim të pikave që do t’i propozoj për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive komunale për aktivitetin e realizuar dhe planet afatshkurtra që synohen të realizohen.
Në anën tjetër, edhe drejtorët e drejtorive komunale raportuan për punën javore, sfidat dhe sukseset që kanë shënuar këtë javë që po lëmë pas.

Në këtë mbledhje u njoftua gjithashtu për përgatitjet që ka bërë qeverisja lokale për të mirëpritur mërgimtarët, me ç ‘rast Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi se këtë vit është angazhuar me kapacitet të plotë gjithë mekanizmi komunal për të lehtësuar shërbimet e administratës ndaj bashkë atdhetarëve, janë bërë ndërhyrje edhe në rregullimin e trafikut rrugor si dhe në rritjen e kapacitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, pa lënë anash edhe aktivitetet kulturore-sportive që po organizohen në kuadër të “Ditët e Diasporës” dhe ndërhyrje të tjera me qëllim që të përballohet fluksi i shtuar i shërbimeve lokale në këtë sezon veror.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.