lajmet e fundit zeropese.com ferizaj weather location near me .... .... 35 560x416 - Ferizaj: Ka nisur procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje!

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Për këtë Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit fton të gjithë qytetarët që t’i nënshtrohen këtij procesi mjaft të rëndësishëm për të siguruar investimin e tyre si dhe harmonizimin me planifikimin urban.

Procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje i nënshtrohen këto dy kategori:

Kategoria I (deri në 450 m2 ), kurse taksa komunale është 1 euro për metër katror dhe
Kategoria II (mbi 450m2), kurse taksa komunale është 2 euro për metër katror

Dokumentet e nevojshme:

Për kategorinë e I-rë dhe shtëpitë e kategorisë së II-të, aplikuesi (investitori, pronari) për të aplikuar duhet të bashkëngjis:

1. Kopjen e Planit dhe Fletën Poseduese
2. Elaborat gjeodezik
3. Letërnjoftimin kopje

Për kategorinë e II-të, aplikuesi (investitori, pronari) për të aplikuar duhet të bashkëngjis:

1. Kopjen e Planit dhe Fletën Poseduese
2. Elaborat gjeodezik
3. Dokumentacioni i kompanisë projektuese
4. Letërnjoftimin kopje

Për informata më të hollësishme, ju lutem të drejtoheni në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit.
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Ndërtesa e Re e Komunës, ish objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati përdhese.

*Vërejtje: Nëse ndërtimi i cili është kryer para vitit 2004, pronari ose investitori i atij objekti lirohet nga taksa.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.