Loading...

Aktiviteti i të rinjve gjeti mbështetjen e qeverisë Aliu gjatë gjithë vitit të kaluar. Edhe këtë vit, qasja e kësaj të fundit është orientuar në fuqizimin e të rinjve dhe avancimit të pozitës së tyre në shoqëri.

Kur sot mbushi 1 vit funksionimi Kuvendi i të Rinjve në Ferizaj, ishin krerët politik e të institucioneve shoqërore që morën pjesë në këtë festë të të rinjve. Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi dhe Selim Marevci nga Zyra e Kryetarit ishin pjesëmarrësit e kësaj ngjarje.

Rolin e të rinjve në vendimmarrjen lokale dhe të gjitha proceset shoqërore e çmuan lartë të gjithë nga folësit që iu adresuan të pranishmëve. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se edhe qeverisja lokale, përveç mbështetjes së pakursyer për të rinjtë, dallohet edhe për moshën më të re në gjithë historinë politike të udhëheqjes me Ferizajn.

“Edhe për Kuvendin e të Rinjve, pjesë e së cilës jeni ju, ne si Komunë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu në veçanti, ka respektin maksimal për çdo orë të angazhimit tuaj në dobi të bashkëmoshatarëve dhe mbarë shoqërisë. E në emrin e tij, më lejoni që të përshëndes këtë përvjetor të parë të Kuvendit të të Rinjve, duke ju konfirmuar edhe njëherë, vullnetin e qeverisë lokale të Kryetarit Aliu, mbështetjen edhe nga ana ime kurdoher për nismat komunitare që vetëm ju keni mund t’i realizoni më së miri, duke përfunduar se e gjithë leva jonë qeverisëse e vizioni për qytetin, mbahet e bazohet mbi shpatullat e të rinjve” përfundoi drejtori Llabjani.

Vanesë Sadriu, kryetare e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj, duke ndarë mirënjohje për përkrahësit e KRF-së, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e pakursyer gjatë gjithë kohës, ku ndër të tjera shtoi se nismat e të rinjve, kanë një dhe vetëm një synim, avokimin për sfidat sociale, që këto të fundit, me angazhimin vullnetar të përmirësohet.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.