auto unnamed 2152554040815255404331 560x416 - Ferizaj krijon task-forcë pas reshjeve të shiut dhe breshrit
Loading...

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshrit, Kryetari Agim Aliu ka krijuar task-forcën për menaxhimin e kësaj situate.

Task-forca do të udhëhiqet nga Aliu, ndërsa përbëhet edhe nga drejtues të shërbimeve publike, gjegjësisht emergjencave civile, drejtues të bujqësisë dhe pylltarisë, zjarrfikësit si dhe përfaqësues të tjerë të organeve shtetërore që kanë autorizimet për trajtimin e situatave në rastet e fatkeqësive natyrore.

Sipas njoftimit për media, Aliu dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë dal menjëherë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut dhe breshrit me ç’rast kanë vizituar Spitalin e Ferizajt, zona të përmbytura në disa nga rrugët e qytetit dhe fshatrave.

Sipas raportimeve nga zona të ndryshme në qytet dhe fshat kjo stuhi ka shkaktuar dëme të shumta në objekte të banimit privat, objekte dhe vepra publike, kultura bujqësore, objekte industriale, punishte si dhe infrastrukturën përcjellëse rrugore. Gjendja më e rëndë vlerësohet të jetë në zonën rurale përkatësisht në fshatin Tërrn dhe disa nga rrugët e qytetit.

Territori i Ferizajt në shkallë të gjerë është vërshuar, ekipet e emergjencave civile dhe gjithë mekanizmi tjetër në këtë situatë është aktivizuar, autoritetet po vlerësojnë në kohë reale raportimet nga terreni si dhe po punohet me intensitet të shtuar në hapjen e kanaleve kulluese për tejkalimin e vërshimeve në zona të caktuara.

unnamed 1152554039915255404371 - Ferizaj krijon task-forcë pas reshjeve të shiut dhe breshrit

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.