41479923 1956002481112244 7881980843244126208 n1 560x416 - Ferizaj për herë të parë në Kosovë nis kontrollin e vajit që përdoret për ushqimet e shpejta

Inspektorati i Komunës së Ferizajt nuk rresht së zhvilluari aksione të ndryshme për t’i ofruar qytetarëve ferizajas siguri në ushqime. Kjo për faktin e vendosmërisë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që tregu ferizajas të jetë kampion në nivel vendi në ofrimin e produkteve të sigurta. Këto aksione kanë shënuar kthesë domethënëse në lëmin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të qytetarëve.

Edhe sot, inspektorët komunal dolën në aksion. Kësaj radhe për të kontrolluar freskinë dhe shkallën e djegshmërisë së vajit që përdoret në industrinë e ushqimeve të shpejta. Lehtësi në këtë aksion ofroi edhe përdorimi i pajisjeve më të fundit teknologjike për të realizuar këtë matje të cilësisë së vajit.

Aparatet tregues të freskisë dhe shkallës së djegshmërisë së vajit u futën në përdorim sot. Nga inspektimet e realizuara në disa lokale ku shërbehen ushqime të shpejta, gjendja rezultoi e mirë, përjashtimisht në disa prej tyre ku vaji që përdorej për këto ushqime nuk ishte sipas standardeve të kërkuara.

Komuna e Ferizajt, ka investuar në këto pajisje një vlerë financiare solide, por të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha tha se aksioni i sotëm ishte i karakterit testues, ndërkohë ditëve në vijim të gjitha lokalet ku shërbehet ushqim do të inspektohen për të matur saktësisht cilësinë e vajit që përdoret për ushqimet e shpejta. Ato biznese që nuk plotësojnë kushtet e kërkuara do të ndëshkohen sipas ligjit në fuqi të ushqimit dhe rregullave të inspektimit.

Ferizaj po hap këtë kapitull të rëndësishëm në sigurinë ushqimore e para në gjithë Kosovën për të dhënë shembullin e jotolerancës ndaj dëmtuesve të shëndetit të qytetarëve. Në këtë kuadër, Inspektorati Komunal apelon tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar në vendet ku ata ushqehen si dhe të denoncojnë rastet kur hasin në produkte ushqimore jocilësore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.