Qyteti i Ferizajt e1527600584693 560x416 - Ferizaj planifikon dezinsektimin në dy ditët e ardhshme
Loading...

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër me (e mërkurë) datën 30.05.2018 në ora 20:00, fillon implementimi i projektit: “DEZINSEKTIMI HAPËSINOR, eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave në territorin qytetit të Ferizajt”.

VIDEO

“Faza e parë do të fillon me datën 30.05.2018 nga ora 20:00 ku do të përfshihet ana perëndimore e qytetit, duke filluar nga Parku i Lirisë për të vazhduar tutje në rrugën “Brahim Ademi” deri të pishina “Matoshi”,ndërsa do të përfshihen edhe zona e FSK-së, zona te palestra e sporteve “Bill Klinton”, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rruga “Zenel Hajdini”, rruga “Enver Topalli” dhe tregu i Gjelbërt deri në fshatin Nikadin”, thuhet në njoftim.

Me datën 31.05.2018 nga ora 20:00 do të vazhdohet me anën lindore të qytetit ku do të përfshihen rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Driton Islami”, rruga e “Reçakut” deri në magjistrale. Ne rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të parapare”, përfundon njoftimi i Komunës së Ferizajt./KALLXO.COM

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.