Një person ka humbur në Ferizaj dhe i njëjti është gjetur nga policia e këtij qyteti.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka problem në te folur dhe për këtë ai kërkon ndihmë që familjarët të shkojnë në stacion ta marrin, njofton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim komunikatën e plotë të Aliut.

Përshëndetje!

 Kërkojmë që nga ana e mediumeve tuaja të publikoni fotot e këtij personi të cilin sot rreth orës 18:00 policia e ka gjetur në Ferizaj në rrugën,,Vëllezërit  Gërvalla”dhe të njëjtin e ka sjellur në stacionin policor ,ku fillimisht nga mjekët është kontrolluar dhe sipas tyre personi është në gjendje të mirë shëndetësore,por ka probleme në të folur dhe nuk është i mundur komunikimi.

 I njëjti nuk posedon kurfar dokumenti të identifikimit .

Personi i gjinisë mashkull,rreth 50-55 vjeç,i gjatë rreth 160 cm,flokë të thinjura,sy të kaltër,ka të veshur farmerka të kaltërta,jakne dimri të zezë,xhemper të bardhë dhe këpucë të thella ngjyrë kafe.

Shkresë i bashkangjiten dhe dy foto të personit të humbur.

 Apelojmë tek qytetarët që e njohin kët person të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë.

Ju falemnderit për bashkëpunim

Me respekt

Toger Agim Gashi

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.