1920px Ferizaj1 e1541525757429 560x416 - Ferizaj prin në zbatimin e barazisë gjinore për pronën e paluajtshme

Janë regjistruar prej 2 vjetësh 912 raste të pronës së përbashkët në Komunën e Ferizajt.

Kjo komunë në fund të 2016-s pati marrë vendimin të liroheshin nga taksat komunale të gjithë qytetarët e kësaj komune, të cilët pronat e paluajtshme mund t’i bartin në emër të dy bashkëshortëve.

Për marrjen e këtij vendimi Komuna është bazuar në Udhëzimin administrativ (QRK) Nr. 03/2016, për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Andaj deri tashti Komuna e Ferizajt në këtë plan, po prinë me numër më të lartë në nivel të vendit.

Përveç disa zyrtarëve komunalë në Ferizaj të cilët pronën e paluajtshme tashmë e kanë bartur në emër të dy bashkëshortëve, një veprim të tillë e ka bërë edhe vetë kryetari i kësaj komune Agim Aliu.