hapat e pare te gjirafes se vogel pak momenti pasi erdhi ne jete para syve te turisteve video1 560x416 - Hapat e parë të gjirafës së vogël, pak momenti pasi erdhi në jetë para syve të turistëve (Video)

Familja britanike ka pasur fatin, që të përjetojë momentin e rrallë kur një gjirafë solli në jetë të voglin, si dhe hapat e parë që ai bëri.

Paul Goldstei, 11-vjeçari Joshua dhe nëna tij Donna nga Londra, ishin për vizitë në një konservator kafshësh në Keni, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi i grupit, tha se gjirafa po sillej çuditshëm, ndërsa u kërkoni të ndalonin për një kohë, kur pa këmbët e të voglit që kishin dalë përjashta.

Ata ndaluan makinën dhe pritën për dy orë, derisa krijesa e vogël ishte krejtësisht përjashta. Pastaj, ata ndenjën edhe gjysmë ore, për të parë se si i hidhte hapat e parë.

“Dukej si skena nga filmi Bambi, kur dreri i vogël hidhte hapat e parë në akull. Ky përjetim ishte i mahnitshëm, pikërisht në kohën kur kjo specie është duke u zvogëluar në numër”, ka thënë Goldstein.

Mësohet se gjirafat nisin menjëherë të ecin dhe të pavarësohen, ndërsa në këtë moshë janë shumë të rrezikuara prej luanëve, hienave dhe grabitqarëve tjerë. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24: