35102438 1814596455252848 2753519265930805248 n 560x416 - Ferizaj proteston kundër punës së detyruar të fëmijëve

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe drejtorë komunal kanë marr pjesë sot në një aktivitet vetëdijësues, marshin për të drejtat e fëmijëve dhe kundër punës së detyruar të fëmijëve, organizuar nga “Caritas Kosova”, “Terre Des Hoes” – misioni në Kosovë si dhe shoqata e grupe të tjera sociale.

Duke theksuar angazhimin e qeverisjes lokale në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, tha se institucioni i Kuvendit ashtu edhe Kryetari i Komunës, ka në agjendën e punës së institucioneve që drejtojnë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Edhe në këtë segment, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, më lejoni që në emër të institucionit që drejtoj, Kuvendit të Komunës, por edhe në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu të theksoj se ne gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi shënuar disa suksese siç janë miratimi i draft rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në fushën e arsimit kemi forcuar bashkëpunimin me organizata dhe këshille profesionale në ofrimin e shërbimeve sociale kurse si platformë e gjerë në këtë kuadër është edhe platforma politike e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu që ka kapitull të veçantë mbrojtjen e familjes/ gjegjësisht mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve” – tha Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi, bëhet e ditur sipas kumtesës dërguar mediave.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të muajit të diversitetit kulturor, përkatësisht Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ditës ndërkombëtare kundër punës së detyruar ndaj fëmijëve.

35199029 1814596481919512 3754766826567892992 n - Ferizaj proteston kundër punës së detyruar të fëmijëve

35077200 1814596471919513 718988365847855104 n - Ferizaj proteston kundër punës së detyruar të fëmijëve

35102438 1814596455252848 2753519265930805248 n - Ferizaj proteston kundër punës së detyruar të fëmijëve

35065613 1814596541919506 2501491478354722816 n - Ferizaj proteston kundër punës së detyruar të fëmijëve

35146391 1814596548586172 7759750871478435840 n - Ferizaj proteston kundër punës së detyruar të fëmijëve

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.