Ferizaji1 560x300 - Pa paga dhe pa premija: Ferizaj zhytet në krizë të thellë!

Ferizaj vazhdon të jetë në gjumë të thellë edhe pse klubi do të jetë pjesë e Superligës.

Ferizajasit kanë fituar ndeshjen e barazhit ndaj Vëllaznimit pas penalltive.

Por Ferizaj vazhdon të jetë në gjumë edhe pas një muaji, shkruan GazetaOlle.

Lojtarët kishin premi për hyrjen në Superligë nga kryesia që nuk janë paguar ende.

Madje nuk është paguar as paga e fundit që klubi ua ka borxh lojtarëve.

Në anën tjetër trajner Bylbyl Sokoli e ka lënë klubin duke kaluar te Llapi.

Mësohet se arsyeja kryesore e largimit të Sokolit ka qenë mospagesa.

 

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.