Loading...

Këshilli i Bashkësisë Islame Ferizaj organizoi manifestim me rastin e Mevludit- ditëlindjes së Muhamedit a.s.

VIDEO

Në këtë ngjarje festive të mbajtur në teatrin “Adriana” , morën pjesë myftiu i Republikës së Kosovës me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Komunës së Ferizajt, nga Policia e Kosovës, personalitete të jetës arsimore, politike, kulturore, hoxhallarë nga rajoni e shumë të tjerë. Ky manifestim u hap me këndimin e një pjese të Kuranit nga Adem ef, Hoxha, kurse mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi kryetari i KBI të Ferizajt Bujar ef, Hasani i cili veç tjerash tha se siç janë gëzuar dhe kanë manifestuar gëzimin Hafëz Ymeri, Mulla Vesel Guta dhe të gjithë hoxhallarët tanë historikë, ashtu ne sot po gëzohemi dhe po manifestojmë gëzimin në këtë muaj për lindjen e më të mirit.”Rikujtojmë gjithnjë se modeli ynë shqiptar i mez’hebit hanefi që është i kultivuar e i sprovuar me shekuj në këtë kontinent, është kompatibël me kohën e re dhe me kulturën shqiptare, garanci e mjaftueshme që të mos rrëshqitet në dukuri negative, është model vazhdimësie që siguron njësinë tonë dhe që ruan ekuilibrat shoqërorë që kanë ndërtuar të parët tanë.”tha Hasani
Më pas programin e përshëndeti Myftiu Naim ef.Tërnava i cili mbajti edhe ligjëratë me këtë rast theksoi se me lindjen e Muhamedit a.s., njerëzimit iu dërgua dëshmitari më besnik i kohërave, përgëzuesi i lajmeve më të mira, më i dashuri i Allahut zh. sh.dhe i njerëzve, njeriu më i bekuar i historisë së krijimit. E zgjodhi Zoti atëherë mu atëherë kur nuk respektohej jeta, njeriu dhe çdo gjë e kishte kaluar kufirin e kodit moral dhe njerëzor. Pikërisht në këtë kohë u dërgua Muhamedi a.s. i cili është mëshirë për mbarë botës. Sot festojmë ditëlindjen e personalitetit më të shquar që ka njohur historia njerëzore, lindjen e Muhamedit a.s. të cilit iu shpallë misioni i fundit hyjnorë nga Zoti dhe bëri kthesë në të gjitha sferat e jetës.
”Muhamedi është përgëzues për myslimanët për të mirat që do t’i shijojnë në botën tjetër, por është edhe qortues për ata që nuk e dëgjojnë fjalën e Zotit. Nga goja e tij reflektoi drita dhe fjalët të cilat për burim kanë Zotin, dhe se atë që e thotë Muhamedi nuk është thënie e tij por e të madhit Zot dhe se ai nuk fol nga të folurit e vet por vetëm i inspiruar nga ana e Zotit. Ai thirri njerëzimin që të largohen nga të gjitha punët e këqija dhe të liga dhe të dëgjojnë fjalën e Zotit dhe në shpirtin e tyre të fusin respektin dhe besimin në Zot. Kujtimi i ditëlindjes së shëmbëlltyrës së profetit Muhamed sot është rizgjim i sërishëm i ndjenjës dhe ashtu të strukur e të humbur në këtë vorbull të ngjarjeve e luftërave të pakuptimta të cilat edhe më atë ndjenjë duke mos e lënë që të jap frutin e saj.
Kurse më pas u mbajt një program ku u këndua ilahi e mevlud para të pranishmëve nga Avdush Krosa, Ibrahim Beqiri, Besir Musliu dhe Miraxh Islami.

Në fund Myftiu Tërnava për kontribut fetar e kombëtar ndau disa mirënjohje për disa hoxhallarëve ferizajas. Myftiu Tërnava gjatë qëndrimit në Ferizaj paraprakisht qëndroi në Këshillin e Bashkësisë Islame të Ferizajt ku u prit nga kryetari Bujar Hasani.
Ndryshe, ditëlindja e Profetit Muhamed shënohet në natën e 12-të të muajit Rabiul Evvel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 11 dhe 12 dhjetorin sipas kalendarit gregorian.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.