Ferizajasi Dren Neziri ka fituar bursë studimi në Universitetin Primorskës në Slloveni! Ai për këtë është njoftuar direkt nga rektorja e këtij universiteti Dr. Kladvdija Kutnar përmes një ceremonie të zhvilluar online!
Lajmi është publikuar në faqen Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.
Ky është lajmi i plotë:
Ka përfunduar me sukses gara për bursë të plotë studimi në Universitetin e Primorskës, Koper, Slloveni, e mbajtur në Prishtinë, më 10 Prill 2021. Sot, më 21 Prill 2021, përmes një ceremonie të mbajtur online, Rektorja e Universitetit të Primorskës, Prof. Dr. Klavdija Kutnar dhe dekani i Fakultetit të Matematikës, Shkencave Natyrore dhe Teknologjisë Informative, Assoc. Prof. Dr. Ademir Hujdurović, kanë shpallur rezultatet e garës, ku vendin e parë e ka fituar nxënësi Dren Neziri. Rrjedhimisht, Dreni është shpërblyer me bursë të plotë studimi për programin e matematikës. Vlen të theksohet se Dreni në të kaluarën ka fituar dy Mirënjohje Nderi në Olimpiaden Matematike Ndërkombëtare – IMO. Po ashtu, rektorja dhe dekani kanë falënderuar të gjithë nxënësit pjesëmarrës në garë dhe Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës për bashkëpunim. Të gjithë pjesëmarrësit do të shpërblehen me çertifikata të pjesëmarrjës, të cilat mund t’i marrin nga objekti i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës në një datë të mëvonshme (për hollësirat e mëtutjeshme, do të informoheni me kohë). Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e përgëzon Drenin për suksesin e arritur dhe i uron suksese të mëtutjeshme gjatë studimeve!
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.