Ferizaj kremton fitoren e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në volejboll.
Ferizajasit fituan në Gjilan me rezultat 3:1 (21:25, 25:23, 25:20, 25:19) ndaj Dritës.
“Mungesat e mëdha, forcë për fitore! Ndeshja e parë e Play – Off fillon me fitore ndaj Dritës nga Gjilani, me rezultat 3:1.
Kjo fitore është motiv shtesë për ekipin, mirëpo asgjë nuk ka mbaruar, pasi që me Dritën takohemi në ndeshjen e dytë e cila na sjell në finale.
Shpresojmë që t’i kemi në parket sa më shpejt Bardhyl Hajdarajn e Driton Bytyçin që të kompletohemi si ekip, ndërsa i urojmë kthim liberos Armend Berisha”, bëhet e ditur nga kampioni në fuqi Ferizaj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.