Sezoni i ri i hit-serialit komik “O Sa Mirë” ka nisur me episodin e 146-të me radhë.
Si gjithmonë, protagonistët e kësaj komedie televizive janë kujdesur për të nxitur të qeshura te publiku që po i qëndron besnik serialit.
Gjatë skenave të reja nuk mungojnë edhe tematikat e bazuara në përditshmërinë tonë.
Ndërkohë që yjet e serialit i interpretojnë për mrekulli karakteret e tyre duke treguar ngjarje interesante.

(Foto: YouTube/O Sa Mirë)
Kemi njoftuar se në sezonin e ri të këtij seriali, do të ketë një rikthim të aktores shumë të dashur për publikun, Olta Daku.
Ajo është e njohur për rolin e saj si Jana Hajdari, gjegjësisht ‘profesoresha e fizikës’, dhe ndër vite është shquar si një prej personazheve të pëlqyera të serialit.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e plotë, të 146-të me radhë në serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/
[embedded content]
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.