ferizaj1 560x416 - Flet një nga 18 të infektuarit në Ferizaj: Mos bëni panik, po e përjetoj si grip të zakonshëm

D.R, nga Neredimja e Ferizajt ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi, pas kontaktit që ka pasur në vendin e punës me një të infektuar i cili ka vdekur ditë më parë.

I njëjti ka njoftuar se pas bërjes së analizave për covid-19 ka dalur pozitiv ai dhe kolegët e tij që kanë punuar me të ndjerin 65 vjeçar nga Sazlia, i cili vdiq me 6 prill.

“Dje une dhe kolegët e mi që kemi punuar ne CBS dhe kemi pasur kontakt me të infektuarin nga fshati Sazli, të gjithë kemi dalur pozitiv”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Të nderuar banorë të fshatit Nerodime ju njoftoj se dje unë dhe kolegët mi qe kemi punuar ne CBS dhe kemi pasur kontakt me të infektuarin nga fshati Sazli të gjithë kemi rezultuar pozitiv në testin COVID-19, ju kisha lutur që mos të krijoni panik kot sepse në bazë të pervojës sime është një grip i zakonshëm por që mund të jetë i rrezikshëm për ata që mund të kenë pasur probleme të mëhershme shëndetsore prandaj edhe njëherë MOS BËJ PANIK BËJ KUJDES rrespekto rregullat e IKSHPK. Për momentin gjendja ime shëndetsore është shumë e mirë , Faleminderit për interesimin tuaj , Ju përshëndes të gjithëve përzemërsisht , PANIK JO , KUJDES PO”.

Kujtojmë, që Qyteti i Ferizajt është bërë tashmë vatra e re e koronavirusit në Kosovë, ku mbrëmë dolën pozitiv edhe 18 raste të reja

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.