ferizaj shtabi emergjent 695x3101 1 560x310 - Ferizaj pritet të izolojë 7 vendbanime pas rasteve pozitive me COVID-19

Pas 18 rasteve pozitive me COVID-19 në Ferizaj, shtabi emergjent ka marrë vendim që t’i propozojë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të izolojë vendbanimet e të infektuarve.

Vendbanimet që pritet të izolohen janë fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Lagja Topojani në fshatin Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.

Sipas njoftimit të komunës, mjekëve e infermierëve por edhe punonjësve të tjerë në shërbim këto ditë do t’i dyfishohet mbështetja me pajisje e materiale mbrojtëse. Po ashtu bëhet e ditur se vazhdimisht po përditësohet lista e kontakteve të personave të infektuarve.

 


www.foxshop-ks.com