Një qytetar ka rrezikuar jetën e një fëmijë, të cilin e ka futur në bagazhin e veturës së tij.
Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO nga një qytetar, shihet se si një shofer e ka futur një fëmijë të mitur në bagazhin e veturës për ta mbajtur një motoçikletë, që kjo të mos binte në tokë.
Siç shihet edhe në foto, një pjesë e motoçikletës është jashtë bagazhit dhe dera e bagazhit është e hapur.
Fotografitë janë shkrepur në rrugën afër Stacionit të Autobusëve në drejtim të rrugës për Ferizaj.
Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.