w 3 560x402 - Futbollisti i njohur kërkon ndihmë nga Labinot Tahiri për klubin e Ferizajt

Sulmuesi i mirënjohur, Dren Gashi, ka ftuar donatorët dhe personat tjerë që e duan futbollin që t’i ndihmojnë KF Ferizajt.

Ish-sulmuesi i Ferizajt ka folur rreth kohës së tij të kaluar atje, kur herën e fundit në Superligë ishin renditur të pestit, pavarësisht se shumëkush nuk e besonte.

“Ishim shumë afër për të prekur ëndrrën që secili ferizajas e ka që të jemi sa më lartë gjithmonë në tabelë dhe të bëhemi kampion. Fituam shumë lojë që të gjithë mendonin se do t’i humbisnim. Kur të gjithë thanë se nuk e dimë se a do të mbijetoni, ne përfunduam në pozitën e pestë në Superligë. Arritëm të krijonim lojë të bukur, kishim tetë fitore rresht” – tha fillimisht Gashi për “Zeri.info”.

1234 1 - Futbollisti i njohur kërkon ndihmë nga Labinot Tahiri për klubin e Ferizajt

Tutje, 27 vjeçari foli edhe për problemet financiare që ishin te KF Ferizaj në atë kohë, e që vazhdojnë të jenë ende.

“Ëndrra u ndal sepse kishte prapë problem klubi me financat, sado që mundoheshin të krijonin balanc, prapë ikte nga duart. Prap ne lojtarëve që shumë e deshëm atë klub dhe dhamë gjithçka gjatë atyre viteve, duhet të vrapojmë pas parave tona. Kur e gjithë Kosova e dine se çfarë financa ka Ferizaj e që mund t’i fusë në xhep të gjithë sa i përket këtij aspekti, prapë nuk po arrihet të ketë balanc. Shpresoj që të balancohen sa më shpejt dhe të bëhen kampion, ku në atë ekip kampion të jem edhe unë në të ardhmen” – shtoi Gashi.

1234 2 - Futbollisti i njohur kërkon ndihmë nga Labinot Tahiri për klubin e Ferizajt

Për fund, Gashi i bëri ftesë të gjithëve që ta ndihmojnë klubin për të ecur përpara.

“I ftojë të gjithë ta ndihmojnë klubin të ecë përpara, duke filluar që nga Labinot Tahiri, sepse kam dëgjuar që ka shumë dashuri për klubin dhe futbollin. Por, nuk përjashtoj shumë donatorë që bën gjithçka që ta mbanin Ferizajn lartë deri më tash”.

1234 3 - Futbollisti i njohur kërkon ndihmë nga Labinot Tahiri për klubin e Ferizajt

Kujtojmë se Dren Gashi që nga viti i kaluar është pjesë e skuadrës shqiptare, KF Egnatia.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.