w 2 560x416 - I riu që u aksidentua me trenin në Ferizaj dhe pastaj bëri foto mbi veturë, është reperi kosovar

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident në qytetin e Ferizajt, ku treni ka goditur një veturë në rrugën hekurudhore.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, reperi Altin Devqa, i njohur si “Devqa” ka treguar që është mirë dhe ka postuar një foto nga vendi i ngjarjes.

1234 - I riu që u aksidentua me trenin në Ferizaj dhe pastaj bëri foto mbi veturë, është reperi kosovar

Pas këtij aksidenti, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili tha se duhet të marrin përgjegjësi autoritetet hekurudhore për mos-vendosjen e laurave.

“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor”, u tha në një reagim.