auto cffffdfbfb16155821971 560x416 - Treni godet veturën, autoriteti hekurudhor nuk përfilli kërkesën e komunës së Ferizajt

Komuna e Ferizajt ka reaguar pas aksidentit të sotëm derisa treni ka goditur një veturë në vendkalim pa mbrojtëse.

KOHA ditë më parë ka raportuar lidhur me një tren i cili po qarkullon nga Shkupi për të sjellë mallra në Kosovë, megjithëse projekti për rehabilitimin e hekurudhës Hani i Elezit- Fushë Kosovë ende nuk ka përfunduar.

Në njoftimin e komunës thuhet se një automjet është goditur nga treni, për fatin e mirë pa lëndime në njerëz dhe pa dëme të mëdha materiale.

“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas tyre, është koha e fundit që autoritetet hekurudhore përgjegjëse të marrin veprimet që i takojnë me legjislacionin në fuqi dhe të parandalojnë aksidentet e mundshme.

“Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën, kërkesën tonë të përsëritur tek përgjegjësit, gjersa mezipritja që të politizohet kjo çështje nuk i shërbejnë të vërtetës dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në njoftim, duke publikuar edhe kërkesat e kryetarit Aliu të cilat me kohë i janë drejtuar hekurudhës së Kosovës për vendosjen e masave mbrojtëse në vendkalime./kohanet

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.