![Gazetari insiston në marrjen e përgjigjes, presidentja kroate i “rrëmben” mikrofonin (Video) gazetari insiston ne marrjen e pergjigjes presidentja kroate i rremben mikrofonin video - Gazetari insiston në marrjen e përgjigjes, presidentja kroate i “rrëmben” mikrofonin (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/gazetari-insiston-ne-marrjen-e-pergjigjes-presidentja-kroate-i-rremben-mikrofonin-video.png)
Ajo që do të duhej të ishte një deklaratë e zakonshme për media është shndërruar në një konferencë me një moment jo të zakonshëm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur një gazetar kroat i drejtohet presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
Siç edhe mund të shihet në video, gazetari kroat i drejtohet me një pyetje presidentes kroate, rreth mospjesëmarrjes së saj në një konferencë në Marrakech të Marokos, në të cilën gjatë dhjetorit pritet të nënshkruhet traktati i OKB-së për migrim.
Megjithatë, në insistimin e gazetarit, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka kapur mikrofonin, e tërhoqi atë kah vetja tha: “Faleminderit shumë për këtë pyetje. Unë iu përgjigja të gjithave…”. /Telegrafi/
Moram priznati da mi se ovo nikad u karijeri nije dogodilo: nakon nekoliko (pot)pitanja, u kojima sam tražio odgovore o razlozima odustajanja od puta u Marakeš (i od tzv globalnog kompakta općenito), @KolindaGK mi je doslovno oduzela mikrofon i nije ga željela vratiti natrag :-/ pic.twitter.com/81hxDaPgOj
— Hrvoje Kresic (@hkresic) November 5, 2018