Dje (e martë) një bombolë gazi ka shpërthyer në një qendër tregtare në Ferizaj, e cila shkaktoi lëndimin e mbi 40 personave, shkruan lajmi.net.
Në mesin e të lënduarve, disa janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, e ka prej tyre që do të dërgohen në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm,
Ngjarja e djeshme ka shkaktuar reagime të shumta, teksa edhe emrat e njohur janë solidarizuar me të lënduarit.
Këngëtari Genc Prelvukaj, me anë të një postimi në Facebook, thotë se dikush duhet të dalë para drejtësisë, ndërsa uron që të lënduarit të shërohen më shpejt.