Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Ferizaj, në lokacione të ndryshme janë gjetur dy mjete të pashpërthyera.
Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Brahim Ademi në Ferizaj, ku një person ka raportuar në polici se ka Hasur në një mjet shpërthyes.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së e ka tërheqë mjetin shpërthyes në mënyrë të sigurt.
Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Sopaj të komunës së Ferizajt, ku ankuesi ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet shpërthyes.
Edhe në këtë rast për deminim janë përkujdesur njësiti i FSK-së, të cilët e kanë tërhequr mjetin shpërthyes (granatë dore), në mënyrë të sigurt.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.