Punonjësja e një banke në Ferizaj ka njoftuar Policinë se një person në emër të një firme ka deponuar para të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur në datat 21 dhe 22 shtator të këtij viti, ku janë deponuar 455 euro monedha metalike të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.
“ Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se me datë 21 – 22.09.2020 një person mashkull në emër të një firme ka deponuar 455 € monedha metalike të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, ka bërë të ditur policia.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.