Është gjetur pa shenja jete një person i cili ishte duke jetuar i vetëm në banesën e tij në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Lidhur me këtë rast, policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet.
“Ferizaj, 20.09.2021 – 22:08. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.