gjoba milioneshe per samsung dhe apple ngadalesuan pajisjet e tyre qe ju te detyroheni te blini nje te re 560x416 - Gjoba milionëshe për Samsung dhe Apple – ngadalësuan pajisjet e tyre, që ju të detyroheni të blini një të re
gjoba milioneshe per samsung dhe apple ngadalesuan pajisjet e tyre qe ju te detyroheni te blini nje te re - Gjoba milionëshe për Samsung dhe Apple – ngadalësuan pajisjet e tyre, që ju të detyroheni të blini një të re

Të gjithë e kemi dyshuar, por shumë pak prej nesh besonin se mund të ishte e vërtetë. Tani Apple dhe Samsung janë gjobitur me sasi të mëdha parash, për ngadalësimin me qëllim të pajisjeve të tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dy kompanitë janë gjobitur nga 10 milionë euro, përkatësisht 5 milionë euro nga hetuesit në Itali për atë që ata po e quajnë ‘vjetërsimin e planifikuar’ të celularëve.

Në thelb, kjo do të thotë se ata kanë ndërtuar telefonat me synimin e drejtpërdrejtë që ata të ngadalësojnë me kalimin e kohës, duke ju detyruar juve që të blini një të ri.

Hetimi u nis në janar nga organi italian përgjegjës për monitorimin e konkurrencës midis kompanive, dhe ata zbuluan se përditësimet e softuerit nga të dy kompanitë në të vërtetë kishin një efekt të dëmshëm në punën e pajisjeve të tyre.

Mendohet se kjo është hera e parë që një vendim i tillë është bërë kundër ndonjë kompanie smartphonësh, megjithëse ishte dyshuar për pak kohë se diçka e tillë po ndodhte.

Siç thuhet tutje, kushdo që ka zotëruar ndonjëherë një prej telefonave të Apple ose Samsung, duhet patjetër të njihet me “vdekjen e pashmangshme” të telefonit të tyre, pa fajin e përdoruesit.

Mbikëqyrësi italian gjeti se ‘Apple dhe Samsung kanë zbatuar praktika tregtare të pandershme’.

Gjithashtu zbuloi se përditësimet e caktuara për sistemet operative “shkaktuan keqfunksionime serioze dhe performanca të reduktuara dukshëm, duke përshpejtuar zëvendësimin e telefonave”.

Gjithashtu thuhet se kompanitë nuk u tregonin klientëve mjaftueshëm se çfarë ndikimi do të kishte instalimi i softuerit të azhurnuar dhe nuk u ofronin “ndonjë mënyrë për të rikthyer funksionalitetin origjinal të produkteve”.

Si rezultat i këtij vendimi, të dy kompanive u janë shqiptuar gjobë maksimale prej 5 milionë eurosh, megjithëse Apple është gjobitur me 5 milionë euro shtesë për një çështje të veçantë që përfshin bateritë e tyre.

Si Apple ashtu edhe Samsung duhet të paraqesin informacion mbi vendimin në faqet e tyre italiane.

Apple në fakt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e pranoi vitin e kaluar se ngadalësoi telefonat me softuerin, megjithëse kompania pretendoi se po bënte këtë gjë për të parandaluar ndaljen papritur të telefonit për shkak të degradimit të baterive të tyre të litiumit.
Apple ka kërkuar falje më parë, ka bërë zëvendësimin e baterive më të lira dhe ka ofruar mundësinë për të ndalur ngadalësimin e procesorit, si dhe monitorimin e jetës së baterisë.

Ndërsa, bëhet e ditur se Samsung ka ndërmend të apelojë vendimin duke thënë: “Samsung nuk ka lëshuar ndonjë përditësim softuerik që redukton performancën. Përkundrazi, Samsung gjithmonë ka lëshuar përditësime softuerike që u mundësojnë klientëve tanë që të kenë përvojën më të mirë të mundshme”. /Telegrafi/