gjykata e larte hungareze ka dhene vendimin final per kameramanen qe rrezoi refugjatet video 560x416 - Gjykata e lartë hungareze ka dhënë vendimin final, për kameramanen që rrëzoi refugjatët (Video)
gjykata e larte hungareze ka dhene vendimin final per kameramanen qe rrezoi refugjatet video - Gjykata e lartë hungareze ka dhënë vendimin final, për kameramanen që rrëzoi refugjatët (Video)

Kameramanja hungareze e cila rrëzoi dy refugjatë derisa po iknin nëpër një zonë kufitare, është liruar dhe nuk ngarkohet për ndonjë sjellje të dhunshme.

Vendimi i gjykatës më të lartë në Hungari, e ka liruar Petra Laszlo duke hedhur poshtë vendimet e dy gjykatave më të ulëta, që e dënuan atë me tri vite burg me kusht, për sjellje jo të mirë, transmeton Telegrafi.

Gjykata e lartë hungareze që njihet si Kuria, ka marrë vendim që Laszlo të ngarkohet vetëm me keqbërje të lehtë dhe jo veprim kriminal.

Në të njëjtën kohë, rasti është mbyllur pa dënim, sepse sipas statusit, ka kaluar afati i ekzekutimit të dënimit.

Gjatë shtatorit të vitit 2015, kameramanja ishte filmuar teksa zgjaste këmbën dhe rrëzonte një baba sirian, që po ikte me të birin në krah, nëpër kufirin prej Serbisë për në Hungari.

Më vonë, ajo ka kërkuar falje, duke u arsyetuar që nuk është raciste, por u ndje e frikësuar dhe reagoi në atë formë që të vetëmbrohej. Gjë që nuk e ndihmoi për të mbajtur punën, sepse u përjashtua nga kanali televiziv ku punonte.

“Diçka në mua reagoi dhe mendova ta zgjas këmbën të vetmbrohesha, sepse kishte shumë njerëz që thyen kordonin policor dhe vinin drejt nesh”, ka shkruar Laszlo.

Në anën tjetër, njohësit e kamerës kanë thënë se ajo e rrëzoi qëllimisht, vetëm që të merrte pamje sa më të mira nga terreni. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.