
Reperja e njohur amerikane, Nicki Minaj, është një emër që gjithmonë përflitet në media.
Së fundmi, ajo vendosi të bëjë paqe me rivalen e saj Cardi B, duke i kërkuar që të shuajnë çdo konflikt që kanë me njëra-tjetrën.
Nicki ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe, ku shfaqet mjaft provokuese.
Ajo ka vënë në pah figurën e saj trupore, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.
Nicki shquhet për paraqitjet e saj të ekspozuara dhe eksplicite nëpër klipe, gjë e cila i mundëson asaj që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Këtë vit ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, teksa pati një paraqitje interesante në dy eventet e mëdha MTV VMA dhe AMA. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.