gmail arrin 1 5 miliarde perdorues google mburret ne twitter 560x416 - Gmail arrin 1.5 miliardë përdorues, Google mburret në Twitter
gmail arrin 1 5 miliarde perdorues google mburret ne twitter - Gmail arrin 1.5 miliardë përdorues, Google mburret në Twitter

Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se Gmail është shërbim i famshëm, por a keni menduar ndonjëherë si shëndrrohet kjo në shifra? Google tani ka dhënë një përgjigje.

Me sa duket rreth një e pesta e popullsisë së botës ka një llogari në Gmail – 1.5 miliardë në total. Natyrisht, ka shumë njerëz që kanë më shumë se një email adresë Gmail, por shifra është shumë mbresëlënëse, megjithatë.

Shifra e re do të thotë që baza e përdoruesve të Gmail (ose të paktën numri i adresave) është rritur me 50 për qind në tre vjet – prej herës së fundit kur Google na përditësoi rreth numrave të përdorimit.

Duke shkruar në Twitter, Google ndau lajmet me një cicërimë që meritoi një etiketë #humblebrag :

1.5 miliardë është një numër shumë i lartë, prandaj është e kuptueshme që Google po mburret për arritjen e këtij momenti monumental. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.