w 16 560x416 - Grainca bashkë me Reçicën nga Ferizaj: Rimëkëmbja mundësia për të ecur përpara

“Mbështetja për bizneset është e domosdoshme. Prandaj, duhet të ndërmerren nisma që krijojnë lehtësira për bizneset”

Kështu ka thënë kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelina Grainca, gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësues të bizneseve nga Ferizaj.

Ajo bashkë me kandidatin tjetër nga PDK-ja, Elmi Reçica, kanë premtuar përkrahje të parezervë ndaj bizneseve të kësaj anej, por edhe të gjithë Kosovës.

“Bashkë me z. Elmi Reçica kandidat për deputet takuam ndërmarrës nga Ferizaj. Në bashkëbisedim me ndërmarrësit u zotova se në Kuvendin e Kosovës do të ndërmarrim nisma për të krijuar lehtësira për bizneset, ato prodhuese dhe ato që eksportojnë”.

“Do të adresoj problemet që kanë bizneset në plasimin e produkteve. Do të punojmë si vend që bizneset në Kosovë të lidhen me bizneset në diasporë. Kosova ka  potencial të madh në diasporë dhe koordinimi më i mirë është mundësi për bizneset dhe rritjen e vendeve të punës dhe mirëqenies”, ka shkruar Grainca në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se në këtë takim kishte pajtueshmëri se vetëm plani i PDK-së për Rimëkëmbje është mundësia për të ecur përpara.

https://www.facebook.com/AdelinaGraincaPDK99/posts/112303607531420

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.