hajnat iken te frikesuar kur pronari i shtepise iu bertiti nepermjet pajisjes se vendosur ne dere video - Hajnat ikën të frikësuar kur pronari i shtëpisë iu bërtiti nëpërmjet pajisjes së vendosur në derë (Video)

Clem Ho nga Edmonton i Kanadasë, e ka shpëtuar shtëpinë nga ndonjë thyerje e mundshme, pasi instaloi pajisjen e zgjuar që duket sikur zile.

Në momentin që një hajn i maskuar si postier, po përpiqej ta thyente derën dhe ftoi edhe një tjetër t’ ndihmonte, ai iu bërtiti duke i frikësuar, transmeton Telegrafi.

“Largohuni prej derës” ka thënë shkurt Ho, duke bërë që ata të ikin me vrap, teksa gjithçka xhirohej prej kamerës.

Pamjet që janë marrë prej kamerës, tani po shfrytëzohen prej forcave të rendit që të identifikon dhe të ndalohen keqbërësit.

Në anën tjetër, pronari iu rekomandon të gjithëve që të blejnë pajisje të tilla, që dërgojnë njoftime ne telefon, nëse ka përpjekje për thyerje të ndryshme. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.