Dua Lipa u shpall artistja më e mirë e muzikës pop në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’ që u zhvillua në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.

Me gjithë konkurrentët e fortë, si Ariana Grande, Camila Cabello e Shawn Mendes, këngëtarja nga Kosova doli fituese.

Ajo siguroi votat e nevojshme për të fituar çmimin ‘Best Pop’ në ‘MTV EMA 2018’. Për këtë sukses, 23-vjeçarja i ka falënderuar fansat që ia dhanë votën.

“Çmimet MTV EMA. Faleminderit fansave të mi që votuan për mua! Unë jam ‘bushtra’ juaj më e mirë pop”, ka shkruar Dua në Instagram.

Kategoria ‘Best Pop’ nuk ishte e vetmja, në të cilën konkurroi shqiptarja e famshme. Dua ishte në garë edhe në kategorinë për dukjen më të mirë në videoklip, të cilën e fitoi  Nicki Minaj.

Lexo po ashtu:

Njëherësh, ajo ka qenë e nominuar edhe në kategorinë kryesore atë të artistit më të mirë që e fitoi Camila Cabello.

dua i falenderon fansat qe votuan per te - Dua i falënderon fansat që votuan për të

Dua Lipa është artistja më e mirë e muzikës pop (Foto: Ian Gavan/Getty Images for MTV/Guliver)

Për më shumë, Dua është vlerësuar edhe për dukjen e saj në këtë ceremoni të madhe muzikore. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.