hakeret kane vene ne shitje mesazhe private nga 81000 llogari te komprometuara te facebook ut 560x416 - Hakerët kanë vënë në shitje mesazhe private nga 81,000 llogari të komprometuara të Facebook-ut

hakeret kane vene ne shitje mesazhe private nga 81000 llogari te komprometuara te facebook ut - Hakerët kanë vënë në shitje mesazhe private nga 81,000 llogari të komprometuara të Facebook-ut

Hakerët duket se kanë komprometuar dhe publikuar mesazhe private nga të paktën 81,000 llogari të përdoruesve të Facebook-ut.

Autorët i thanë Shërbimit rus të BBC se kishin detaje nga 120 milionë llogaritë, të cilat ata po përpiqeshin t’i shisnin, edhe pse ka arsye për të qenë skeptikë për atë shifër.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, Facebook ka thënë se siguria e saj nuk ishte komprometuar.

Lexo po ashtu:

Kështu supozohet se dhënat ndoshta ishin marrë përmes një lëshimi të sigurisë në “kërkuesit e shfletimit”.

Ndërkohë Facebook shtoi se kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar që llogaritë e mëtutjeshme të prekeshin.

BBC kupton se shumë nga përdoruesit, detajet e të cilëve janë komprometuar, janë me bazë në Ukrainë dhe Rusi.

Megjithatë, disa prej tyre dyshohet se mund të jenë edhe nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Brazili dhe vende të tjera.

Siç thuhet më tej, hakerët ofruan për të shitur akses për 10 cent (8p) për llogari. Sidoqoftë, njoftimi i tyre që prej asaj kohe është fshirë.

Kjo gjë u zbulua së pari në shtator, kur një postim nga një përdorues i quajtur FBSaler u shfaq në një forum interneti në gjuhën angleze.

“Ne shesim informacione personale të përdoruesve të Facebook. Baza jonë e të dhënave përfshin 120 milionë llogari”, shkroi përdoruesi.

Por kush duhet fajësuar?

Ndihmësit personalë të blerjeve dhe madje mini-lojërat e puzzle janë të gjitha në ofertë nga shfletues të ndryshëm si Chrome, Opera dhe Firefox si zgjerime të palëve të treta.

Ikonat e vogla qëndrojnë së bashku me shiritin e adresave të URL-së duke pritur që të klikoni mbi to.

Sipas Facebook, ishte një “shtesë” e tillë që monitoronte në heshtje aktivitetin e viktimave në platformë dhe dërgoi informacione personale dhe biseda private tek hakerët.

Facebook nuk i ka dhënë emrat e “shtesave” që beson se ishin të përfshirë, por thotë se rrjedhja nuk ishte faji i saj. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.