Ferizajit11 560x360 - Halili: Kabinat për pritje të autobusëve do të vendosen së shpejti në Ferizaj

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë (DSHPE), Arben Halili ka thënë, se kabinat që qytetarët për pritje të autobusëve në Ferizaj janë planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2019 – 2020.

Ai ka shprehur se do të vendosen disa pritore si në qytet ashtu edhe ne fshatra në Komunën e Ferizajt.

“Po besoj se fjala është për(KABINAT) pritoret e autobusëve dhe ju informoj se ne projektbuxhetin e vitit 2019 dhe 2020 janë të planifikuara këto pritore.

Për vitin 2019 komuna ka planifikuar 10.000 euro buxhet dhe janë në përfundim procedurat e tenderimit, ndërsa për vitin 2020  janë planifikuar 20.000 euro”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.