yhashsd 768x4511 560x416 - Hashim Thaçi vozitë kombajën në Ferizaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar fermerin Xhevat Uka në fshatin Prelez i Jerlive të Komunës së Ferizajt.

Ai me këtë rast ka nisur edhe korrje shirjet, duke hipur në kombajë dhe e vozitur atë, transmeton Indeksonline.

Thaçi pasi ia dha një rënd tokës bujqësore me kombajë tha se gjendet aty për të uruar të gjithë fermerët për fillimin e sezones së korrje shirjeve.

“Jam këtu për të uruar Xhevatin dhe gjithë bujqit për fillimin e korrje shirjeve. Kam besim të plotë se do të jetë një sezon i mbarë pavarësisht reshjeve të shumta, por shihet një angazhim i shtuar i fermerëve. Si institucione dhe si president e kam parë të udhës me qenë pranë tyre, me i ofru mbështetje për të plotësuar kërkesat e tyre. Ka shumë rëndësi kjo sezonë, rendimentet të jenë të mira, të standardëve të mira në sasi të viteve të kaluara. Urojë të gjithë fermerët, bujqit për këtë sezonë”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Fermeri Xhevat Uka është kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër.

kdjkdk1 - Hashim Thaçi vozitë kombajën në Ferizaj

thasid 768x444 1531316515 84997091 - Hashim Thaçi vozitë kombajën në Ferizaj

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.