Është larguar reklama e një kompanie të birrës nga murali “Kamarieri” në Ferizaj.
Lexues të Ferizaj24 kanë dërguar pamje teksa shihet duke u larguar reklama në fjalë.
Në atë hapësirë gjendet murali i parë në Ferizaj, “Kamarieri”, që është i vendosur në Hotel Lubetenin.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Organizata Mural Fest Kosova ka kërkuar të dielën që muralet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që të mos lejohet dhe të parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi dhe keqpërdorimi i tyre.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.