w 44 560x416 - Hoxhaj në Ferizaj: Do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka përmbyllur takimet e sotme duke qëndruar në qytetin e Ferizajt.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se ferizajasit por edhe Agim Aliu do ta kenë mbështetjen e tij dhe të PDK-së, shkruan lajmi.net.

“Ferizaj gjithmonë në përkrahje të vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit! Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si Kryeministër, si gjithmonë, do të jemi pranë qytetarit dhe së bashku do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar!”, ka shkruar Hoxhaj ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Ditën e sotme e përmbyllëm me një takim mobilizues me degën e PDK-së në Ferizaj, ku isha bashkë me kryetarin Agim Aliu dhe me deputetët e PDK-së.

Anëtarët e PDK-së në Ferizaj i sigurova se do të jenë zëri i vendimarrjes. Ferizaj gjithmonë në përkrahje të vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit! Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si Kryeministër, si gjithmonë, do të jemi pranë qytetarit dhe së bashku do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar! #HoxhajKryeministër.