666 362 21 05 2014 2081590 Hoxhaj Universum 1 21052014 v1 560x362 - Hoxhaj në Ferizaj, Kosova këtë vit anëtarësohet në tri organizata

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një ligjëratë para qindra studentëve në Kolegjin Universum në Ferizaj. Ministri Hoxhaj ka folur për qasjen pragmatike që ka pasur politika e jashtme e Kosovës, në këto katër vjetët e fundit.

Duke folur për prioritetet e politikës së jashtme, ministri Hoxhaj ka thënë se prioriteti i parë është konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës përmes njohjes së pavarësisë, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe anëtarësimi në organizata rajonale dhe multilaterale.

“Për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, kemi përdorur strategji të ndryshme për secilin rast veç e veç. Zakonisht e kemi mbajtur diskret procesin e aplikimit ngase vazhdimisht ka pasur tendenca nga Serbia dhe mospërkrahësit e Kosovës që të na bllokojnë. Për t’u anëtarësuar, ne kemi gjetur çdo herë një vend sponsorues që ka shtyrë gjërat brenda strukturave institucionale të organizatës dhe ka lobuar për Kosovën. Kjo qasje e zgjuar ka funksionuar shumë mirë deri më tani”, ka thënë Hoxhaj.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka paralajmëruar anëtarësimin e shpejt në tri organizata ndërkombëtare, duke veçuar rëndësinë që do të ketë kjo për fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Shefi i diplomacisë kosovare, në këtë kontekst foli edhe për rëndësinë e diplomacisë kulturore, nëpërmjet qarkullimit të vlerave artistike, kulturore, sportive, arsimore, mediale dhe publike, si dhe ndikimin që do të kenë këto hapa në forcimin e marrëdhënieve politike, kulturore dhe shkencore me shtete të ndryshme të botës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, së fundi ka zhvilluar një cikël ligjëratash në universitetet publike në Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.