mushkonja e1529020027123 560x324 - Insektet, shqetësuese për qytetarët në Ferizaj

Me fillimin e sezonit të verës, në Qytetin e Ferizajt është rritur edhe numri i insekteve.

Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët po ashtu edhe tek personat me moshë.

Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë shumë lagje në Ferizaj.

Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive.

Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Ferizaj që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet.

Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut, /Ferizaj24

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.