Një veturë e re Range Rovers dhe një Jaguar, vlera e të cilëve arrin qindra mijëra euro, kanë mbetur pa kulmet e tyre, pasi një shofer kamioni u përplas në një urë hekurudhore.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, një aksident i tillë ka ndodhur rreth orëve të mëngjesit, kur kamioni që bartte vetura, u mbërthye për një urë hekurudhore në Perthshire.
Siç bëhet e ditur, pamjet e publikuara, të marra afër stacionit hekurudhor të Perthit, treguan katër Range Rovers duke përfshirë Velarin e fundit me vlerë 44,250 paund, me kulmet e tyre të dëmtuara.
Ka qenë Gareth Ruddock, 40 vjeç, ai që ka bërë fotografitë, duke thënë se besonte se dy nga makinat ishin një dëmtuar më së shumti.
Policia ka thënë se kanë qenë në vendin e ngjarjes rreth orës 8:00, duke konfirmuar se për fat të mirë, nuk ka ndonjë të lënduar. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.