kanadase po i mbarojne rezervat e kanabisit vetem dy dite pas legalizimit foto - Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

Janë bërë vetëm dy ditë që e ka legalizuar kanabisin dhe Kanadasë i janë shpenzuar rezervat e kësaj substance narkotike, kështu që është nevojitur intervenimi i policisë.

Raportohet për radhë të gjata dhe mungesa në disa lokale, ndërsa në shumë dyqane blerësit janë detyruar të kthehen prapa, transmeton Telegrafi.

Pasi priti për shtatë orë, një blerës nga Montreal i njohur vetëm si Alexander, është kthyer prapa, pasi lokali është mbyllur gjatë orës nëntë të mbrëmjes. Aty është ftuar policia që të shpërndajë të pranishmit, ndërsa nuk raportohet për incidente.

kanadase po i mbarojne rezervat e kanabisit vetem dy dite pas legalizimit foto - Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

Në anën tjetër, blerësit janë ankuar për çmime të larta, si 5.25 dollarë kanadezë në Quebec, teksa 18.99 për një gram në Saskatchewan. Para se të legalizohej, nuk paguhej më shumë se 6.79 dollarë për një gram kanabis.

kanadase po i mbarojne rezervat e kanabisit vetem dy dite pas legalizimit foto 1 - Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

kanadase po i mbarojne rezervat e kanabisit vetem dy dite pas legalizimit foto 2 - Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

Statistikat tregojnë se që në orët e para të legalizimit, në Ontario ka pasur 38,000 kërkesa, teksa në Quebec janë bërë 42,000 kërkesa përmes internetit në vetëm disa orë, duke tejkaluar çdo pritshmëri.

kanadase po i mbarojne rezervat e kanabisit vetem dy dite pas legalizimit foto 3 - Kanadasë po i mbarojnë rezervat e kanabisit, vetëm dy ditë pas legalizimit (Foto)

“Ishte ftohtë dhe duhej të prisnim në radhë, andaj shkëmbenim ‘jointa’ derisa qeshnim dhe këndonim, ishte shumë argëtuese” ka thënë një blerëse, e cila ia doli të sigurojë një dozë. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.