kanye west thote se po e distancon veten nga politika 560x416 - Kanye West thotë se po e distancon veten nga politika

Pas pikëpamjeve kontravere të tij rreth poiltikës, duket se Kanye West ka ndryshuar drejtim.

Në Twitter të martën ishte reperi ai që ka thënë se po distancohet nga politika pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale kundër tij.

Një incident së fundmi me fanella që u konsideruan kontraverse, kanë bërë që Kanye të ndryshojë mendjen e tij.

kanye west thote se po e distancon veten nga politika - Kanye West thotë se po e distancon veten nga politika

Ai thotë se sytë e tij tashmë janë “shumë të hapura”.

“Sytë i kam shumë të hapura që të kuptoj se kam përçuar mesazhe në të cilat nuk kam besuar. Unë po distancohem nga politika dhe po fokusohem vetëm në të qenurit kreativ”, u shpreh Kanye.

Kanye ka qenë një përkrahës i hapur i Donald Trump, qëndrim për të cilin është kritikuar edhe nga adhurueist e tij.

Ai madje u takua me presidentin aktual të SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë dhe tashmë ka publikuar vullnetin e tij për të garuar për president në vitin 2024. /Telegrafi/