police 2 e1659200550985 780x439 11 560x416 - Kapet duke vozitur 111 km në orë, i merret patentë-shoferi një 23-vjeçari në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje në ora 16:00 ka ndaluar një ngasës automjeti për tejkalim shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, ku në zonën e kufizimit 50 km në orë zhvilloi shpejtësi 111 km në orë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J. (23) i shqiptoi gjobë 500 euro, pesë pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, pasi veprimet e tilla rrezikojnë jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.