auto 37068120 627170634328779 2848437605085741056 o1531409106 560x413 - Kastrioti e godet Prishtinën, e la pa dy lojtarë dhe sjellë edhe një trajner

Kastrioti i Ferizajt bëri goditjet e para dhe përvëluese, për faktin se Prishtinën e ka lënë pa dy lojtarë kryesorë. Ferizajasit përforcohen me Deniz Terziqin dhe kanë rikthyer pas një kohe Ben Sylën. Kryetari i klubit, Lulzim Abazi, beson se do të sjellin edhe përforcime të tjera që të ndërtojnë një ekip jo vetëm për titullin e kampionit të Kosovës por edhe të denjë për garat evropiane.

“Premtimet e kryesisë së re të KH Kastrioti në krye me kryetarin Lulzim Abazi filluan të bëhen realitet, që në edicionin e ri 2018/19 do të jetë ndër skuadrat kryesore për titullin e Kampionit. Në zyret e FHK-së dhe të KH Kastrioti kryetari Lulzim Abazi arriti të bëjë marrëveshje me dy ‘bombarduesit’ e KH Prishtina dhe të Kombëtares së Kosovës, Deniz Terziqi dhe Beni Syla të cilët nënshkruan kontratat njëvjeçare me klubin elitë nga Ferizaj. Kryesia e re premton se ky është vetëm fillimi ngase ne ditët ne vijim pritet aderimi edhe i disa lojtarëve vendorë me të cilët janë në përfundim të negociatave.

ab - Kastrioti e godet Prishtinën, e la pa dy lojtarë dhe sjellë edhe një trajner

Abazi e Syla

Klubi po ashtu për shkak të paraqitjës sa më të mirë ne garat e EHF më saktësisht Challenge Cup do të angazhon edhe dy hendbollist nga shtetet e rajonit, KH Kastrioti ka arritur ujdi edhe me trajnerin e Kombëtares U20 të Maqedonisë Oliver Dimitrovski, kjo tregon përkushtimin tonë që ti kthejnë namin e dikurshëm klubit të qytetit te hendbollit”, bëhet e ditur nga klubit me renome.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.