
Ky është momenti rrëqethës kur katër arinj mbysin një ujk në një kopsht zoologjik në Holandë.
Videoja është filmuar nga një vizitor, ku shihen arinjtë e murmë duke e shqyer ujkun në një pishinë në kopshtin zoologjik Dierenrijk në Mierlo të Holandës, transmeton Telegrafi.
Vizitorët dëgjohen duke bërtitur nga frika, derisa ujku ulërinte nga dhimbjet para se të jepte frymën e fundit.
Dy ujq tjerë shihen se si me çdo kusht mundohen t’i shpërqendrojnë arinjtë, por thjesht nuk arritën ta shpëtojnë “mikun” e tyre.
Punonjësit e kopshtit zoologjik nuk e kishin idenë se si arinjtë kishin sulmuar ujkun dhe ishin bërë kaq agresiv.
Arinjtë dhe ujqit ndajnë të njëjtin vendbanim me disa kafshë tjera të egra në kopshte zoologjike nëpër Evropë, përfshirë edhe atë në Bedfordshire, ku të gjithë jetojnë së bashku pa ndonjë problem.
Menxhamenti i kopshti zoologjik Dierenrijk, kanë pranuar se kjo është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur dhe se nuk e kanë ndërmend t’i ndajnë kafshët që për më shumë se një vit kanë jetuar së bashku. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.